Gianluigi Donnarumma nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me Milanin, pasi skuadra italiane asnjëherë nuk e ka dorëzuar klauzolën e tij në Lega Serie A.

Portieri nënshkroi kontratë të re me “Kuq e zinjtë” verën e kaluar, kur edhe u raportuar se ai kishte një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro nëse Milan dështon të kualifikohet në Ligë të Kampionëve, raporton “Corriere della Sera”.

Sipas kësaj gazete italiane, kjo mund të kuptohet në dy mënyra, në njërën anë, nëse Donnarumma është i lumtur në Milan, ai mund të qëndrojë për kohë afatgjate.

Në anën tjetër, Milan e ka bërë të qartë se do t’i duhet ta shesë njërin prej yjeve nëse dështon të shkojë në Ligë të Kampionëve, dhe nëse portieri nuk ka klauzolë lirimi, atëherë ai mund të shitet për më pak se 50 milionë euro.

Artikulli paraprakBoston kthehet shpejtë, superndeshje në New Orleans
Artikulli tjetërA e dini sa fitore i ka në karrierë Cristiano Ronaldo