Fenomeni evropian i basketbollit, Luka Donçiç po vazhdon të mahnisë ligën më të fortë në botë të basketbollit, atë të NBA-së me lojërat e tij fantastike.

Së fundmi super-ylli slloven, ja ka fituar ndeshjen kundër Clippersave, Dallasit në sekondën e fundit të vazhdimeve(135-133), me një treshe spektakolare dhe ka barazuar serinë e ndeshjeve të fazës së play off-it, ndaj LA Clippers në 2-2.

Përpos rolit kyç në fitoren e Mavs mbrëmë, Donçiç poashtu realizoi edhe një triple-double fantastik me 43 pikë, 17 kërcime dhe 13 asiste, që i mundësuan Dallasit të shpresojë edhe më tutje në kalimin e fazës së parë të play off-it.

Tek Clippers s’mjaftuan për fitore, Lou Williams me 36 pikë, por as Kawhi Leonard me 32 pikë.

Tash seria e ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave barazohet në 2-2 dhe ndeshja e radhës mes tyre luhet më 26 gusht. /AsistiOnline.com

Artikulli paraprakKa shumë shqiptarë si ky, nëse është në të vërtetë shqiptar!
Artikulli tjetërCarslie ngriti në qiell fenomenin Doncic, pas performancës mjeshtërore