Një tjetër përballje e veçantë e sllovenit të famshëm.

Vetëm një ditë pas rapsodisë së gjuajtjes vendimtare për tri pikë, pas së cilës ai theu rekordin personal dhe të klubit  Utah Jazz me 11 tre pikësha dhe performancën më të mirë në ligën e NBA këtë sezon, Bojan Bogdanovic luajti një tjetër lojë të mrekullueshme, por Luka Doncic ishte edhe më i mirë dhe mori Dallas Mavericks drejt fitores 111:103, shkruan Korneri.net

Bogdanović shënoi 21 pikë për 30 minuta lojë (goditje 7/11, trepikësh 4/8, gjuajtje të lira 3/4) me katër asistime, dy kërcime dhe një top të humbur. Me atë paraqitje, ai ishte goshashënuesi më i mirë i Jazz-it përpara Jordan Clarkson (19) dhe Donovan Mitchell, i cili deri te 17 pikët e shënuara kishte gjuajtje të dobët  5/19. Donçiç vazhdoi të shtyjë kufijtë e tij duke u ndal në 35 pikë (gjuajtje 12/23, trepikësh 5/11, gjuajtje 6/7), 16 kërcime dhe shtatë asistime, me një bllokim dhe tre topa të vjedhur e po aq të humbur.

Ai u pasua nga Spencer Dinwiddie me 23 dhe Dorian Finney-Smith me 21 pikë. Me këto 35 pikë, Donçiç tashmë ka hyrë në top 10 goshashënuesit e Mavericks të të gjitha kohërave në fund të sezonit të tij të katërt në NBA, dhe para play-off-it ai mund të ngjitet edhe në vendin e tetë. Performanca e mbrëmshme ka vijuar me rekorde në kategoritë e moshave të tij.

Ai barazoi rekordin e LeBron James prej 39 ndeshjesh para ditëlindjes së tij të 24-të (dhe mbushi 23 vjeç  më 28 shkurt) me të paktën 30 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here