Trajneri i Bolognas, Roberto Donadoni, e pranoi humbjen nga Juventusi, por me të drejtë e kritikoi gjyqtarin Massimiliani Irrati.
Sipas trajnerit italian Juventusi e meritoi fitoren pas pjesë së dytë të shkëlqyeshme, mirëpo assesi nuk u pajtua me Irrait në momentin kur akordoi penallti pr Bolognan, sepse është dashur që lojtari i Juventusit të ndëshkohet direkt me të kuq, përcjell Korneri.net
“Pjesa e dytë e tyre ishte e hatashme, ndërsa ne bëmë shumë gabime. Por, mendoj se te penalltia mbrojtësi Rugani u desht të largohej me të kuq si lojtari i fundit.
Mos harroni se edhe goli i dytë i Sami Khedia ishte “faull” i pastër, dhe pas kësaj më nuk arritëm të reagojmë. Më vjen keq që nuk nxorrëm së paku një pikë sepse luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë”, deklaroi Donadoni. /Korneri.net