Në listën e gjatë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Barcelonës është dhe ish-legjenda e këtij klubi, Thierry Henry.

Francezi është aktualisht ndihmësi i Roberto Martinezit – një tjetër kandidat dhe ky – në kombëtaren belge dhe që shihet me sy të mirë në Barcelonë.

Por, ish-trajneri i Francës, Reymond Domenech, e ka këshilluar bashkëkombësin e tij që të mos e pranojë stolin e Barcelonës. Duke folur për gazetën “L’Equipe”, Domenech ka thënë:

“Thierry Henry është i zoti, megjithatë nuk do t’ia rekomandoja ta drejtonte këtë Barcelonë. Kush shkon atje vuan. Ka lojtarë të mirë, por jo të mëdhenj. Nëse nuk rikuperojnë të dëmtuarit nuk mendoj se arrijnë as vendin e pestë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here