FC Prishtina nuk ka të infektuar

Kjo është bërë e ditur para pak minutash nga klubi më i madh në vend, pasi bardhekaltrit u testuan ditë më parë për COVID-19, përcjell Korneri.net

Pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, qendra në Prishtinë, asnjë lojtarë apo nga stafi i klubit nuk kanë dal pozitiv në testin për COVID-19. Futbollistët e Prishtinës do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën që luhet me 2 qershor në stadiumin  “Fadil Vokrri” që fillon nga ora 18:00. /Korneri.net

Artikulli paraprakLa Liga do të transmetohet me audio të regjistruar me tifozë nga ndeshjet e kaluara
Artikulli tjetërKëshilla me vend e Arbnor Morinës për klubet kosovare