“Ne nuk duam të besojmë në këtë që po shkruajmë, mirëpo gjërat do të qartësohet të dielën atje ku do të jetë tërë vëmendja e futbolldashësve në vendin tonë.
Ka zëra se në rast që kjo të jetë e vërtetë, do të ketë largime në klubi pejan.”

Kështu e kemi mbyll shkrimin e ditës së premte 10 mars të parët dhe të vetmit për duelin që është konsideruar si i mbyllur në tavolinë, duke aloduar në largimin e trajnerit Gani Sejdiu nga Besa e Pejës në rast se humbë Besa.
Ndeshja Besa-Trepça’89, ka qenë pa asnjë dyshim më e përfolura në futbollin kosovar ndoshta në 10 vitet e fundit, si ndeshje që do të duhej të përfundonte me fitoren e mysafirëve.

Mirëpo, ajo që u pa në fushën e blertë nuk ka lënë asnjë fije dyshimi për (ndeshje të kurdisur), pasi vetëm fati sportiv dhe fuqia që ka në këmbën e tij sulmuesi më i mirë në Vala Superligë, John John e bëri dallimin në 90 minutat më të mira, më të bukura dhe më dramatike të këtij edicioni.

Por, pëkundër asaj që të gjithë e panë se loja në stadiumin Shahin Haxhiislami ishte e pastër pas ndonjë ndikim të jashtëm dhe ndonjë favori, Gani Sejdiu dha dorëheqje, kurse vetëm në mesditën e së hënës edhe klubi ia ka konfirmuar dorëhqejen pasi asgjë nuk ka pasur zyrtare deri në ora 11.30.

Aryjet siç mëson “Korneri.net”, të largimit të Gani Sejdiut nga stoli i pejanëve kanë qenë të ndryshme, dhe nuk ka pasur ndikim direkt dueli i humbur nga Trepça’89, por dëshira e tij që kundër mitrovicasve të mos inkuadrohen në lojë disa lojtarë të mirë të cilët do të duhet të ishin të freskët për ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovë përballë Prishtinës që zhvillohet të mërkurën, dhe kur Dabiqaj dhe Karahoda pësuan lëndime, kurse portieri Kolshi mori karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes me Trepçën’89, Sejdiu dha dorëheqje.

Shkrime të tilla siç e bëmë ne janë pozitive për sportin tonë, sepse po i nëjmë me qëllim të shmangjes dhe dukurive negative në futboll, kurdisje apo blerje të ndeshjeve, dhe besojmë thellë se këto gjëra nuk po ndodhin dhe nuk do të ndodhin në vazhdim.

Artikulli paraprakShpërthen menaxheri: Francezët duhet t’i puthin këmbët Verrattit…
Artikulli tjetërEkskluzive Zyrtare: Astrit Imami kryetrajner i Besës së Pejës