Sikur të mos mjaftonte tratativa e stërgjatur dhe e ndërlikuar, tani shitja e Milanit mund të marrë “karton të verdhë”. Kjo pasi grupi kinez që pritet të marrë pronësinë e klubit, u ka paraqitur kuqezinjve një dokument financiar të falsifikuar nga një bankë.

Milani te kinezet karikature

Lajmin e bën të ditur “Bloomberg”, sipas të cilit parregullsia ka ndodhur gjatë fazës fillestare të tratativës. Gjithnjë referuar asaj çka raporton media e profilizuar në çështjet financiare, “Sino-Europe” i pronarit Li Yonghong synonte t’u dëshmonte italianëve të “Fininvest”-it qëndrueshmërinë e vet financiare. Por një dokument i “Bank of Jiangsu” me të dhëna nga transaksione të ndryshme që u cilësua si “provë”, është i rremë.

Blumberg per Milanin

Megjithatë nuk ka vonuar përgënjeshtrimi i grupit kinez: “Nuk konfirmojmë dërgimin e dokumentit në fjalë. Mbetemi plotësisht të angazhuar për mbylljen e transaksionit”.

Ndërkohë, as “Fininvest” nuk ka konfirmuar marrjen e dokumentit të dyshimtë nga grupi i investitorëve kinezë: “Nuk duam të komentojmë rreth këtij informacioni”.

Pergenjeshtrimi

Përgënjeshtrim zyrtar ka bërë edhe “Community Adviser”, shoqëri përgjegjëse për komunikimin e grupit kinez. “‘Sino-Europe Sports’ dhe ‘Fininvest’ nuk konfirmojnë ekzistencën e dokumentit të përmendur në artikullin e ‘Bllomberg’-ut”, shprehet “Community Adviser”, që thekson më tej se kalimi i pronësisë do të përfundojë në fund të këtij viti.

Artikulli paraprakSarri: Kërkoj nga presidenti të reagojë ashpër në Federatë sepse na “sakatuan” gjyqtarët
Artikulli tjetërJa sa kushton Carlos Bacca, sipas Adriano Gallianit