Sekretari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Hoxha ka folur edhe për basketbollistin amerikan, Justin Doellman, i cili i mbrojti ngjyrat e Kosovës në pesë ndeshjet kualifikuese, ndërsa mungoi në të fundit, atë me Bullgarinë, për shkak se i ka nisur përgatitjet me klubin e tij, Barcelona, shkruan Zëri.

Kishte filluar të spekulohej se amerikani nuk do të luajë më për Kosovën, por Hoxha zbardh gjithçka rreth këtij rasti. “Doellman ka tri vjet kontratë me FBK-në dhe është në dispozicion”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme: Për ata që luajnë bastore
Artikulli tjetërTopshënuesit e Vala Superligës