Sipas parashikimeve…ndeshja e rivalpve të qytetit Manchester City-Manchester United nuk prodhoi shumë, pa amocione dhe pa gola. Duke e ditur që edhe me skuadër të plotë Man.United nuk tregon lojë të bukur me Jose Mourinhon në krye, tifozët në Etihad panë më shumë duele fizike dhe shpesh herë edhe kacafytje të lojtarëve, por duke e ditur se “djajtë e kuq” kanë luajtur me shumë mungesa barazimi ishte rezultat shumë i mirë për ta.

Kur mesfushori belg Fellaini doli nga loja pas kartonit të dytë të verdhë atëherë gjithçka u fokusua në mbrojtje United, kurse City nuk kishte ide si të shënonte. 0-0 rezultati final ishye zhgënjyes “dhe humbje kohe” për të gjithë në stadium dhe ata që e shikuan përmes TV.

Lufta për Champions League mbetet e hapur.

Artikulli paraprakLajmi i fundit/Menaxheri i Elseid Hysajt: Kjo është skuadra e sezonit të ardhshëm për futbollistin shkodran
Artikulli tjetërE jashtëzakonshme: Supertalenti kosovar nga Hajvalia te gjiganti portugez Porto