I suksesshëm, i njohur dhe është afër ta fitoj trofeun e Ligës së Kampionëve.

Jürgen Klopp i cili tashmë ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, foli për të ardhmen e tij në Sky Sport, duke i befasuar të gjithë me vendimin që e paska marr më herët, përcjell Korneri.net

“Në moshën e Heynckes me siguri nuk do të jam trajner. Unë e admiroj atë që po bën, por nuk do ta bëjë kurrë. Në të vërtetë, nuk përjashtohet asnjëherë mundësia që unë dal në pension shumë më shpejt se zakonisht. Ndihem sikur kjo është një punë shumë intensive, dhe nuk do të mbes ende në stol në moshë të shtyer. Pas përvojës time në Liverpool, me siguri do të marr një vit pushim, sepse është një premtim që i kam bërë familjes sime. Por, sot nuk mund të marr një vendim të tillë të rëndësishëm në karriërën time, mirëpo me gjasë nuk do të punpj këtë punë shumë gjatë. Kam jetuar vite të bukura në Mainz dhe Borussia, dhe një ditë do të kthehesha atje, jo domosdoshmërisht si trajner “, përfundoi deklaratën e tij Klopp. /Korneri.net

Artikulli paraprakDalin pamjet, zyrtarët e Besiktas-it dhunohen barbarisht në tunelin e stadiumit (Video)
Artikulli tjetërKush pas Arsene Wenger…