Sulmuesi kryesor i skuadrës angleze Chelsea, Diego Costa, nuk e ka ndermend të largohet nga skuadra aktuale edhe pse interesimi për të tashmë ka arritur deri në Kinën e largët.
“Jam i lumtur te Chelsea. Jemi duke treguar formë të lartë dhe jemi duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit kampion. E di që mund të ketë ndonjë ofertë milionëshe nga Kina, por unë do të mbetëm këtu”, tha Costa.