Me qindra tifozë pritën idhullin e tyre Ricado Kaka, i cili sapo ka mbyllur aventurën e tij si futbollist me ekipin amerikan të Orlando City Fc.

Braziliani po bëhet gati për të ndjekur në “San Siro” takimin që Milani do të luajë sot kundër Austrisë së Vjenës. ”Është diçka shumë speciale që të kthehem pas 3 vitesh. Unë kam qenë e do jem gjithnjë i Milanit, me Milanin në zemër sepse kam rënë në dashuri dhe raporti im me këtë shoqëri është shumë i bukur”.

SHBA – “Eksperienca në futbollin amerikan ishte shumë e bukur. Ndeshja e fundit me Orlando- n mund të ketë qenë e fundit si profesionist dhe ishte speciale. Nuk ia kam dhënë ende lamtumirën futbollit, dua të marr pak kohë që ta mendoj mirë”.

Roli i ri – Shumë tifozë e duan fituesin e “Topit të Artë” prapë në klubin kuqezi, këtë herë me një detyrë të re, ose pse jo në ekip. “Hë për hë është e vështirë për të folur për këto gjëra. Është shumë bukur që unë po rri afër Milanit, pastaj të shikojmë”.

Milani – “Ideja është e qartë për të gjithë. Të kthehet protagonist në Itali dhe Europë, siç ka qenë gjithmonë. Sa kohë do të duhet ? Varet nga rezultatet në fushë dhe vendimet që dot ë merren. Të presim dhe të shikojmë çdo vit si procedon ekipi dhe çfarë ndodh”.

Artikulli paraprakKush po vrapon më së shumti në Serie A , Inter larg nga të tjerët…..
Artikulli tjetërBilbao me përmbysje ndaj Herthas, Koln mposhti Arsenalin, Balotteli e kualifikoi Nice tutje