Shkuma e gjyqtarëve zgjati vetëm një javë në Kampionatin shqiptar.

“Risia e këtij sezoni do të jetë pajisja e arbitrave me shkumë…”, pati deklaruar para fillimit të kampionatit sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Në fakt, edhe kjo duket se nuk është e vërtetë, sepse gjatë kësaj jave arbitrat nuk u panë të ishin pajisur me shkumën speciale që shënjon distancën dhe nuk i lejon lojtarët të bëjnë manovra për të postuar topin apo barrierën që vendoset në goditjet standarde, shkruan “Panorama Sport”.

Artikulli paraprakAjaxi bëri punë në Greqi, baraz në Belgjikë
Artikulli tjetërPato i përgjigjet golit të Sadikut