Qendërmbrojtësi portugez i Real të Madrid, Pepe, që prej sezonit të ardhshëm do të luajë në kampionatin kinez të futbollit me klubin e Hebei China Fortune.

Kontrata e Pepe-s në “Santiago Bernabeu” skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk duket se do të marrë një rinovim nga klubi madrilen.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Pepe do të kalojë të luajë për skuadrën e cila drejtohet nga një ish-trajner i Realit, Manuel Pelegrini, dhe paga të cilën kinezët do t’i ofrojnë mbrojtësit do të jetë 15 milionë euro në sezon.

Artikulli paraprakAtletico Madrid në gjysmëfinale të Copa del Rey
Artikulli tjetërDuka përgëzon Kombëtaren e Futsallës: Kualifikimi punë disa vjeçare….