Spekulime të shumta për të ardhmën e Unai Emery, madje mediat italiane atë e largojnë nga PSG, duke e ofruar me Romën, mirëpo tekniku spanjoll ka mohur të gjitha.

“Nuk jam në treg”, ka thënë fillimisht Emery.

“Jam nën kontratë me PSG edhe për sezonin ardhshëm. Presidenti Nasser Al-Khelaifi më ka dhënë besimin tij në kohë të vështira, por është në të mira”.

“Jam i fokusuar 100 për qind në PSG-në”që ta fitojmë kampionatin dhe jemi në gjysmë finale të Kupës së Francës”, ka thënë Emery.

Artikulli paraprakMesazh solidarizimi edhe nga Inter për Ibrahimovic: Kampionët e mëdhenj kurrë nuk dorëzohen….
Artikulli tjetërNumrat e “El Clasico” / Matja e Real Madridit dhe Barcelonës