Ole Gunnar Solskjaer nuk është më në krye të Manchester United pas rezultateve të dobëta në këtë sezon, megjithatë njerëzit më të besuar të tij vazhdojnë te jenë pjesë e klubit. Pikërisht, diçka e tillë, legjendës, Paul Scholes i duket e papranueshme. Ish-mesfushori i Djajve të Kuq ka theksuar së fundmi se atij do t’i vinte turp të qëndronte pas asaj që ndodhi me Solskjaer, ndërsa shigjeton më së shumti Michael Carrick, i cili është tashmë trajneri i përkohëshëm i skuadrës.

“Aty janë po të njëjtët njerëz që po drejtojnë skuadrën. Kieran McKenna, Michael Carrick, këta e kanë bërë edhe më parë formacionin dhe kanë përgatitur skuadrën. Ole iu jepte atyre përgjegjësinë për këtë, unë nuk e di se çfarë ka ndryshuar tani.

Ne e dinim se Ole do të largohej, ndaj drejtuesit duhej të ishin të përgatitur dhe të kishin gjetur trajnerin e ri. Unë do të isha i turpëruar të vazhdoja të isha pjesë e stafit pas gjithë asaj që ndodhi. Ata e kanë zhgënjyer skuadrën dhe klubin, po aq sa Solskjaer”, u shpreh Scholes.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here