Lionel Messi kishte deklaruar së fundmi se djali i tij i madh, Thiago, nuk ishte i interesuar në futboll. Mirëpo, e përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se ai do t’i bashkohet ekipit të fëmijëve në Barcelonë.

“FCBEscola”, program për zhvillimin e fëmijëve nga mosha tre deri në pesë vjeç do t’i bëjë vend djalit të futbollistit më të mirë të ekipit të parë nga “Camp Nou”. Programi i gjigantit katalan ka për synim që t’ua mësojë fëmijëve vlerat e klubit të Barcelonës.

Ndërsa Messi, është aktualisht duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi gjatë ndeshjes kundër Uruguait në kualifikimet për “Kampionatin botëror 2018” në Rusi.

Numri 10 i “Albiceleste” u rikthye në ekip pas pensionimit të shkurtër nga Kombëtarja, duke realizuar golin e fitores 1:0 në ballafaqimin ndaj Uruguait. Ky duel ishte paraqitja e parë e Messit pas tërheqjes së përkohshme nga ekipi i Argjentinës pas humbjes nga Kili në finalen e “Copa America Centenario” gjatë verës.

Artikulli paraprakLRF PRISHTINË: Java 2-të, orari dhe çiftet e ndeshjeve
Artikulli tjetërShqipërinë apo Kosovën? Kalendari detyron tifozët të zgjedhin