Askush nuk e di të ardhmen e gjermanit Bastian Schweinsteiger, i cili ende po stërvitet me të rinjtë te Manchester United. Me largimin e tij nga kombëtarja gjermane, aktualisht duket sikur “Tigri” është pa shtëpi.

Deri para Kampionatit Evropian të Francës thuhej se destinacioni i tij i ardhshëm do të ishte PSG-ja, por spekulimi i fundit zbulon se kampioni i botës mund të transferohet te Juventusi.

Ky lajm vjen nga gazeta britanike “Telegraph”, sipas së cilës drejtuesit e klubit në “Old Trafford” po mendojnë t’ua ofrojnë bardhezinjve ish-kapitenin e Gjermanisë.

Artikulli paraprakMedaljet e Rio 2016: SHBA e para, bie Kina
Artikulli tjetër“De Biasi si “xhaxhi” Enver: Turp ç’farë bëri me Rashicën”