James Rodriguez dhe Real Madrid janë shumë pranë divorcit por vendimi përfundimta do të merret gjatë ditëve pushimi të këtyre festave.
Ditë më parë ka qenë vetë lojtari ai i cili ka paralajmëruar një largim të mundshëm nga ‘Santiago Bernabeu’ për shkak se vazhdimisht i ka kërkuar Zidanes më shumë minuta në pozicion, shkruan “Marca”, raporton Syri.net.
Pritet që më 1 janar datë edhe kur hapet merkatoja e dimrit, kolumbiani do të ketë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Sipas mediave madrilene së fundmi është skuadra e Chelseas e drejtuar nga Antonio Conte e cila interesohet për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar.
Tashmë në Londër Rodriguez po shihet si zëvendësuesi më i mirë i Oscar i cili me shumë mundësi gjatë merkatos së janarit pritet të largohet drejt Kinës.
Në fakt Chelsea është e gatshme të ofrojë 70 milionë euro për të marrë shërbimet e kolumbianit.
Të presim ditët në vijim ofertën zyrtare dhe vendimin e ‘yllit’ të Real Madridit./ Syri.net