Portieri mitrovicas Enis Manxholli i cili pjesën më të madhe të karrierës i’a kushtoi pikërisht Trepçës 89, është jashtëzakonisht i lumtur që erdhi dita dhe përjetoi gëzimin më të madh te skuadra ku u rrit fitimi i titullit kampion. Manxholli menjëherë pas takimit me Besën, ku Trepça 89 fitoi titullin dha një intervistë të shkurtër për Korneri.net.

“Jam rritur në këtë klub dhe kam fituar të gjithë titujt përveç titullit kampion, por edhe kjo ditë erdhi. Jam shumë i lumtur për këtë që arritëm. Faleminderit të gjithëve për përkrahje e sidomos faleminderit kryetarit Abedin Zeka që është më meritori për këtë trofe. Kjo është historike për gjithë qytetin”, përfundoi Manxholli.

Artikulli paraprakFutbollisti i KF Trepça uron rivalin lokal
Artikulli tjetërLegjenda e futbollit mitrovicas Jeton Qubreli: “Ja pse Trepça89 pres të ketë sukses në Evropë”