Distria Krasniqi ishte e pafat në luftën për medaljen e bronztë në Mastersin që po mbahet në St. Petersburg të Rusisë.

Xhudistja jonë u mposhtë nga braziliania, Erika Miranda, me shënim të artë, në kategorinë -52 kg.
Deri tek lufta për të bronztën, Distria erdhi me repesazh.
Ajo mposhti Natsumi Tsunoda të Japonisë dhe Reka Pupp të Hungarisë, kurse në çerekfinale u mposht nga rusja, Natalia Kuziutina.

Garuesja tjetër, Nora Gjakova, u mposhtë në luftën e parë nga koreania, Youjeong Kwon.
Ju urojmë suksese në garat e ardhshme xhudisteve tona.

© ZËRI.INFO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here