I pakënaqur me rezultatin dhe me paraqitjen. Dukshëm Luis Enrique priste një fitore me ndeshje të dominuar siç ndodhi në Paris, por futbolli është i pamëshirshëm.

Lidhur me ndeshjen e “San Siro”-s, trajneri i PSG-së deklaroi: “Më pëlqeu mënyra se si e nisëm përballjen e se si luajtëm deri kur shënuam. Treguam besim dhe mund të kishim bërë diçka më shumë në rastet që patëm sepse më pas u bë një ndeshje e çmendur me sulme nga të dyja anët.

Duhej të ishte një ndeshje futbolli, por u bë si të ishte tenis me dy ekipe që sulmonin pa pushim. Mua nuk më pëlqejnë këto lloj paraqitjesh, por më shumë jam i pakënaqur sepse dolëm pa pikë e kjo ndërlikon pak situatën tonë në grup.” /Korneri.net

Artikulli paraprakMilan i tregoi “dhëmbët”, Atl.Madrid fluturoi, Porto dhe Leipzig të sigurtë, Man.City dhe Lazio fitojnë sipas parashikimeve
Artikulli tjetërMbappe: “Ishte pak e tepërt pritja e Donnarummas në San Siro”