Me moton “Futboll e Miqësi”, disa nga shkollat e futbollit e regjionit e Prishtinës, kanë vendosur që tashmë tradicionalisht të organizojnë Turneun Dimëror në futboll të vogël.

Kur në vendin tonë shkaku i kushteve të dobëta infrastrukturore, pushimmet dimërore zgjasin më tepër se në çdo vend tjetër, janë drejtuesit e këtyre shkollave që kanë vendosur që fëmijëve të gjeneratatave U-11, U-13, U-15, U-17, t’ia shtojnë aktivitet sportive edhe gjatë ditëve të ftohta të dmirit.

Turneu dimëror fillon gjatë këtij vikendi dhe pjesmarrëse do të jenë 8 shkolla të futbollit nga Regjioni i Prishtinës : Flamurtari, Rilindja, QS Prishtina, Besëlidhja, Kosova Prishtinës, Urbano, Shqiponjat e Fushë Kosova.

Të ndara në dy grupe A dhe B, turneu do të zhvillohet në sistemin vajtje e ardhje, ku pastaj dy vendet e para do të luajnë ndeshjet gjysmë finale e finale, e cila sipas organizatorëve parashihet të zhvillohet për nderë të ditës së pavarsisë 17 shkurt.

Grupi A

Urbano
Besëlidhja
Rilindja
Flamurtari

Grupi B

QS Prishtina
Kosova P
Shqionjat
Fushë Kosova

Artikulli paraprakDita e parë, Gattuso merr lajmin e keq sapo mbërrin tek Milani
Artikulli tjetërNjë çmim Oskar për tifozët e Beneventos! [VIDEO]