Një rregullore shumë interesante dhe njëkohësisht e çuditshme në La Liga.
Janë tetë skuadra të elitës së futbollit spanjoll të cilat në ndeshjet e radhës në kampionat i cili do të fillojë të enjtën e ardhshme, do të duhet të modifikojnë ose të fshehin logot e sponsorëve të tyre në fanella për pjesën e mbetur të sezonit, përcjell Korneri.net
Valencia, Sevilla, Leganes, Osasuna, Levante, Alaves, Granada dhe Mallorca, kanë si sponsor kryesor kompani bastesh sportive dhe kjo tashmë ndalohet në Spanjë, sipas dekretit të emergjencave për reklamat e kompanive të basteve sportive të cilat janë të ndaluara apo më saktë mund të paraqiten vetëm nga ora 1:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.
Ky ligj u prezantua në kuadër të pandemisë koronavirus dhe do të qëndrojë në fuqi deri në datën 21 qershor. Por, deri në këtë datë ekipet e kampionatit spanjoll do luajnë tre ndeshje dhe nuk do lejohen të ekspozojnë reklamat e basteve sportive në fanellat e tyre. /Korneri.net