Një foto ekskluzive e trajnerit më të ri grekut Dimitri Papadopoulos vetëm për lexuesit e “Korneri.net”. Trajneri i famshëm arriti para pak çastesh në aeroportin e Shkupit, atje ku u prit nga dy nga personat më të afërt të Trepçës, ata të cilët merren me së shumti me përforcimin e skuadrës së tyre.
Papadopoulos të shtunën paradite do të njoftohet me lojtarët e tij dhe menjëherë rreth orës 10.30 do ta mbajë seancën e parë stërvitore. Paraditën e sotme ish trajneri Neven Plantak u largua nga Mitrovica drejtë Kroacisë.