Afati kalimtar dimëror ka qenë shumë i pasur dhe mjaftë aktiv nga klubet kosovare.
Si asnjëherë më parë, ky miniafat kalimtar ishte më i pasuri nga të gjithë të tjerët sepse klubet elitare kanë transferuar plot 68 futbollistë, por si asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë transferime jashtë Kosovës se në këtë janar 2018, shkruan Korneri.net.
Vetëm nga kampionati shiptarë deri tash janë transferuar në Kosovë 15 futbollistë, si dhe tre trajnerë, praktikë kjo që nuk a qenë në vitet e kaluara sepse ishte e kundërta kur nga Superliga jonë kalonin në Superiore.
Afati kalimtar dimëror përfundoi brëmë dhe në FFK-së, për regjistrim të futbollistëve janë paraqitur saktësisht 68 futbollistë në të gjitha klubet kosovare, me Flamurtarin që ka sjell më së shumti lojtarë gjithsej 13, kurse Drita ishte skuadra me më së paku prurje, vetëm tre, mirëpo skuadra gjilanase nuk pati nevoj për ndryshime.
Nga klubet e Vala Superligës janë larguar 61 futbollistë që kryesisht kanë mbetur në Kosovë, por vetëm se kanë ndëruar klubet elitare, pork a pasur të tillë që kanë vendosur të luajnë në një rang më të ulët të futbollit tonë. /Korneri.net