Kevin Kuranyi, ishte reprezentuesi gjerman dhe dikur sulmuesi i Stuttgart, Schalke dhe Dinamo Moskës, pasi ka shkëputur marrëveshjen me Hoffenheim ka mbetur pa klub, futbollisti cilësor 34-vjeçar, i cili është i lindur në Buenos Aires, ka të drejtë të merr ndihmë sociale nga shteti gjerman sepse për momentin është i papunë.
“Kjo është ajo që po flitet ditëve të fundit, por unë ende nuk kamë shkuar në Entin e punësimit. Kamë mbledh para të nevojshme gjatë karrierës sime, dhe nuk mendoj të mbetem gjatë pa punë, dhe si do të thonin më pas njerëzit këtu: si Kuranyi po merr para nga shteti”, tha lojtari i cili dikur ishte ndër sulmuesit më të mirë në Bundesliga, e që synimi i tij është rikthehet sërish në përfaqësuen gjermane.
“Paraqitja ime në Rusi në Kampionatin Botëror është synimi im. Edhe më tutje ëndërroj rikthimin në përfaqësuesen e Gjermanisë” ka përfunduar deklaratën e tij Kuranyi.