Antonio Cassano është i gatshëm të rikthehet në fushën e lojës.
Sulmuesi i njohur pritet të luajë në Serie B te skuadra e Virtus Entella ose Parmës dhe është shprehur i bindur që sezonin e ardhshëm do të kapër formën më të mirë fizike për të luajtur në elitën e futbolli italian, Serie A.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Cassano hodhi poshtë mundësinë e transferimit në Kinë apo Amerikë, transmeton SYRI.net.
“Unë kam pasur më shumë kohë për t’u përkushtuar pas gruas Carolina dhe fëmijëve të mi, Christopher dhe Lionel. Brenda dy muajve do të kem një ekip të ri dhe fizikisht duhet të jem i gatshëm. Tani unë jam 4 ose 5 kilogramë mbipeshë, por nuk kam luajtur për nj kohë të gjatë dhe është normale që të vendos peshë. Çdo ditë shkoj në qendrën e trajnimit të Riattiva di Lavagna, më mungon puna e topit dhe ritmi i lojës. Brenda pak ditësh do të kërkoj të stërvitem me të rinjtë e ekipit të Estellas. Megjithatë jam i bundur që shumë shpejt do të rikthehem të jem protagonist. Nëse nuk shkon mirë ateherë unë do të ndalem menjëherë pasi nuk mund të aktivizohem vetëm për hir të së kaluarës. Ne janar? Bisedimet u avancuan me Pescaran, Palermon, Crotone, Entella dhe me Veronan. Kam pasur oferta nga Kina dhe Amerika por unë nuk jam i interesuar. Nuk kam nevojë për para, dua të luaj në Itali”, u shpreh ai.