Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Skerdilaid Curri, ka nisur një aventurë të re në Gjermani, ku edhe luajti gjatë karrierës së tij prej shumë sezonesh.

Ai ka sot një piceri të tijën të quajtur “Rrushi”. Për median gjermane, “fupa.net” 41-vjeçari ka sqaruar se punon shumë orë në ditë si picier. “I përgatis vetë picat dhe punoj 14 orë në ditë. Futbolli nuk është gjithçka në jetë”, ka thënë ish-futbollisti.

Për klientët, ai ka varur në një kënd të picerisë edhe fanellat e skuadrave me të cilat ka luajtur, përfshirë Unterhaçing, Starnberg, Plauen, Erzgebirge Aue./Korneri.net.

Artikulli paraprakSikur te ekzistonte liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri: John dhe Pejic do të ishin të barbartë me këtë statistike të jashtëzakonshme…..
Artikulli tjetërTë gjithë në Itali e duan në skuadër “Ibrahimovicin” e ri…..