Edhe diktatorët shikojnë futboll.

Kim Jong-Un, sundimtari i Koresë së Veriut, subjektet e të cilit bien nga uria në izolim total dhe për shkak të të cilit bota është në prag të luftës bërthamore, është një tifoz i madh i futbollit, shkruan Korneri.net.

Kjo është zbuluar nga televizioni italian “Che fuori Tempo fa”, pas së cilës senatori Antonio Razzi e ka vërtetuar lajmin se e di shumë mirë edhe emrin e skuadrës të cilën e adhuron prej kohësh Jong-Un.
“Jam shoqëruar me Kim Jong-Un dhe shumë shpesh kemi folur për futbollin, e posaqërisht për Interin pasi ai është tifoz i çmendur i klubit italian. Derisa ishte në shkollën ndërkombëtare në Bern, shumë shpesh ka shkuar për ta parë Interin në Mezza”. /Korneri.net

Artikulli paraprakTransferimet e tyre: Flasim Gjeraj dhe Guraziu
Artikulli tjetërRusia njeh Kosovën… në sport