Mario Balotelli do të rikthehet në Serinë A. Fiorentina pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit Italian, i cili do të largohet nga OGC Nice në fund të sezonit. Ka qenë vetë Balotelli ai që ka deklaruar që do të dëshironte të rikthehej në Serinë A dhe klubi nga Firence kërkon të risjellë “SuperMarion” në Itali.
27-vjeçari është parë ditën e sotme duke drekuar me drejtorin teknik të Fiorentinës, Pantaleo Corvino në “Villa Cora”, disa hapa larg qendrës së qytetit. Pritet që në javën e ardhshme, Balotelli të zyrtarizojë edhe skuadrën e ti të re. Një dyshe me Simeonen do të ishte tepër interesante!
/Panorama Sport