Është hedh shorti dhe tashmë dihen dy grupet e fazës së parë në Ligën Ballkanike të basketbollit, aty ku kampion në dy vitet e fundit ishte shpall me plotë meritë Sigal Prishtina.

Këtë vit skuadra nga kryeqyteti do të ketë në të njëjtin grup Bashkimin, ndërsa kundërshtarët tjerë të grupi A janë: Beroe, Kozuv, Kumanova dhe Teodo.

Në grupin B, ku janë Peja dhe Trepça super të përforcuara janë edhe skuadrat tjera si: Tirana, Feni Industries, Karpos Sokoli dhe Sutjeska.

Dihet që katër skuadrat e para vazhdojnë rrugëtimin në një fazë tjetër të grupeve Top-8, kurse ato të fundit eliminohen.

Artikulli paraprakA e keni ditur këtë rekord të Real Madridit
Artikulli tjetërFormacioni më i mirë në histori të Champions League