Portieri spanjoll i Milanit, por i huazuar te skuadra spanjolle e Espanyol, Diego Lopez, gjatë një interviste për mediat spanjolle ka deklaruar se dëshiron qëndrimin te ekipi aktual dhe asesi rikthimin te skuadra nga “San Siro”.
“Jam i lumtur te Espanyol dhe nuk dua të rikthehem te Milani, pasi ndihem mirë në La Liga dhe ky është kampionati që dua ta vazhdojë karrierën. I kam kërkuar zyrtarëve të klubit që të punojnë për qëndrimin tim këtu”, është shprehur Lopez.