Dikur një portier i pazëvendësueshëm te Villarreal dhe Real Madrid, por te Milan mbeti rezervë pas daljes në “skenë” të Donnarummas.
Fjala është për Diego Lopez, i cili është i huazuar te Espanyol nga Milan, por sipas mediave spanjolle ai është duke tentuar ta rikthejë formën e dikurshme dhe ta sigurojë një vend në formacionin e Spanjës në botërorin “Rusia 2018”.