Diego Costa ka arritur shifrën e 50 golave në Premier Ligë për Chelsean, duke e bërë këtë edhe më shpejt se Luis Suarez, ish-sulmuesi i Liverpoolit.

Reprezentuesi spanjoll arriti këtë shifër në triumfin ndaj Southamptonit në Stamford Bridge, ku Costa shënoi dy herë.

Atij i janë dashur 85 ndeshje për të arritur shifrën e 50 golave.

20 të parët i arriti në sezonin e parë, ndërsa sezonin e dytë shënoi 12 të tjerë dhe 19 tani në sezonin aktual.

Me 86 ndeshje Suarezi kishte arritur 50 gola për Liverpoolin, ndërsa Costa me 85 arriti golin e 51-të.

Ai ka kaluar edhe yjet si Ian Wright, Michael Owen, Didier Drogba, Carlos Tevez e Cristiano Ronaldo.

Artikulli paraprakIniesta ka marr vendim interesant për të ardhmen
Artikulli tjetërBehrami po kthehet në Serie A