Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, nuk do ta ndërronte asesi sulmuesi Diego Costa me Romelu Lukakun.

Chelsea dhe Everton takohen të dielën në kuadër të Premierligës, dhe Romelu Lukaku është rreziku kryesor i skuadrës nga Londra.

Pavarësisht kësaj, Conte nuk do të dëshironte një shkëmbim të tij me Diego Costan.

“Lukaku është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka shënuar shumë gola këtë sezon, dhe jo vetëm, edhe në të kaluarën. Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje atij”, ka deklaruar Conte.

I pyetur nëse do të dëshironte ta kishte atë në skuadër për sfidën e së dielës e jo kundërshtar, italiani u përgjigj: “Në skuadrën time? E kam thënë edhe më parë, për mua lojtarët e mi janë më të mirët në botë. Nuk i ndërroj lojtarët e mi me asnjë tjetër”./Korneri.net

Artikulli paraprakLyon ashtu siç është pritur fitoi te Angers
Artikulli tjetërTaulant Xhaka sërish kampion me Baselin