Në Itali, me 10 shtator sipas “La Stampa”, do të udhëtojnë  investitorët kinezë të cilët kanë nënshkruar blerjen paraprake të klubit Milan, kurse me kompaninë Fininvest që deri më tani është marr me investimet (blerte) në klub, do të nënshkruajnë marrëveshjen zyrtare pas së cilës menjëherë në arkën e klubit do të derdhen 85 milionë euro apo kësti i parë, që nënkupton se transferimet e mëdha në klubit e madh italian do të nisin që nga janari i vitit 2017.

Pas kësaj marrëveshje Drejtori Gjeneral i klubit Marco Fassone dhe pronarët e rinjë do të shqyrtojnë të ardhmen e Adriano Gallianit i cili me shumë gjasa mund të largohet nga Milan pas 30 viteve, ndërsa vendin e tij mund ta zënë dy ish ikona të klubit, por gjithsesi emrat e mëdhenjë si Paolo Maldini dhe Demetrio Albertini, persona të cilët mund të kryejnë marrëveshje me këdo dhe kudo në botë.

Qëllimi kryesor i klubit është t’i kthej emrat e njohur afër vetes, sepse vetëm në këtë mënyrë Milan mund ta kthej namit që kishte më dekada në futbollit evropian dhe më gjerë.

 

Artikulli paraprakKy portier edhe zyrtarisht te Barcelona
Artikulli tjetërJames Rodriguez…