Eksperti i transferimeve në Itali dhe në ndër më të fuqishëmit edhe në Evropë, Gianluca Di Marzio, ka bërë të ditur një tjetër lajm “bombë”, për tifozët e Milanos që mund të shpresojnë të shogin ën fanellën kuq e zi një “kaminë golash”, të quajtur Meoussa Dembele, anëtarin e skuadrës së famshme skoceze Celtic.

Sulmuesi fantastik 20-vjeçar nga Mali, që i ka kaluar gjeneratat e reja të Francës dhe i cili luan aktualisht për skuadrën U-21, sivjet ka shënuar 32 gola në 49 ndeshje për kampionin skocez duke i shtuar edhe 9 asistime.

Kontrata e tij i skadon në vitin 2020, dhe aktualisht sipas Transfermarkt kushton vetëm 5 milionë euro, por sigurisht se çmimi i tij i shitjes është katër-pesë fishë më i lartë, kështu që pritet ditëve të arshme që klubi i tij t’i tregoj çmimin e saktë gjigantit italian Milan, shkruan Di Marzio, përcjell Korneri.net.

Sigurisht, mediat në Apenine tash e sa ditë po shkrujnë se te Milan duhet një sulmues i madh të tranferohet, Belotti, Morata apo edhe Aubameyang, edhe pse spanjolli është favoriti më i madh pasi edhe ka refuzuar skuadrat si Chelsea dhe Manchester United për të kaluar te rosonerët, megjithatë edhe Dembele është një opcion real. /Korneri.net

Artikulli paraprakOraret reja në Serie A, kur në Champions nga Italia shkojnë 3+1
Artikulli tjetërLajm i fundit, fantastik për “rossonerët”: Alvaro Morata ka fluturuar për Milano