Nëse kthehemi në javën e 25 të kampionatit më të fortë në botë, “Premier League” që ishte edhe ndeshja e fundit e Claudio Ranieri-t në drejtimin e dhelprave, Leister gjendej në vendin e 17 me 21 pikë.

Në rrezik që pas shpalljes kampion një vit më parë të kthej në “Championship”, me pak fjalë të zbriste një kategori më poshtë.

Lajmi sensacional erdhi me largimin e idhullit të tifozërisë, italianin Claudio Ranieri, që nga të gjithë iu vesh kostumi i meritës për fitimin e titullit kampion. Në vend të teknikut 65-së vjeçar erdhi ndihmësi i tij, Craig Shekspir.

Si fillim përmbysja në “Champions League” kundër Sevillia dhe më pas 5 fitore radhazi në “Premier League”. E fundit mbrëmë kundër Sunderland me rezultatin 5-0. Dhe në javën e 30, Leister renditet i 10 me 36 pikë.

Nëse në mes do futej merkatoja me plot gojën mund të thuhej se ndryshimin e sollën lojtarët e rinj, por e vërteta nuk qëndron kështu. Janë po ato futbollistë dhe rezultatet janë fantastikë. Disa pyetje që lindin natyrshëm janë: A kishte aftësi Ranieri të drejtonte Leisterin? Mos Shekspir është më i zoti se italiani? Apo mos futbollistët tradhtuan teknikun që i dërgoi drejt titullit?

Artikulli paraprakFOTO: Ditë të mira për stadiumin e Prishtinës
Artikulli tjetërEnrique i frikësohet Juventusit për këtë arsye…..