Talenti spanjoll e Everton, Gerard Deulofeu me çdo kusht po kërkon transferimin e tij te gjigandi italian AC Milan. Sipas Sky Sport, ish anëtari i Barcelonës, gjatë ditës së sotme ka refuzuar dy oferta vetëm e vetëm ti bashkohet skuadrës italiane. Spanjolli thuhet se ka refuzuar oferta e skuadrave të mirënjohura në futbollin evropian si Ajax e Wolfsburg.

Kështu e ardhmja e Deulofeu, duket gjithnjë e më afër Milanit, pasi edhe vet trajneri i “Rossonerëve”, Vincenzo Montella, po kërkon që transferimi i tij në “Millanelo”, të përfundojë sa më shpejtë.

Artikulli paraprakRikthehen ethet në elitën e basketbollit kosovar
Artikulli tjetërA dëmtua Barcelona nga gjyqtari në këtë rast? [VIDEO]