Armando Duka nuk ka mundur të zgjidhet në postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefas. Në votimin e zhvilluar gjatë kongresit që po mbahet në Helsinki, Kreu i Federatës Shqiptare mori vetëm 25 nga 28 vota që nevojiteshin.

Për pasojë Duka nuk ka mundur të jetë një nga tetë anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv edhe pse në total për këto poste ishin vetëm 13 kandidatë.

Zgjedhja në këtë organ të rëndësishëm të Uefas ishte një nga objektivat kryesorë të kreut të FSHF-së.

Artikulli paraprakMomentet kur trajnerët tregohen të “magjishëm” në kontroll të topit [VIDEO]
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Ferizaj – Feronikeli