Zero gola të shënuar, zero asiste të dhënë.
Kjo ka qenë ecuria e Gareth Bale pas turneut amerikan të luajtur me Real Madrid-in e tij.
Uellsiani, në Amerikë, nuk ka arritur të mbushë boshllëkun e krijuar nga mungesa e Cristiano Ronaldo-s, përkundrazi.
Në tri miqësoret e humbur nga “Los Blancos” Bale nuk ka paraqitur formë aspak të mirë, duke marrë edhe disa vërshëllima nga tifozët.
Sezoni i kaluar ka qënë për t’u harruar jo vetëm nga dëmtimet por dhe nga paraqitja në ndeshjet kur atij i është lejuar të luajë.
Çdo gol i realizuar nga ai deri tani i ka kushtuar klubit 2 milion euro.
Një shumë marramendëse nëse krahasohet me paraqitjet e uellsianit.
Si përfundim: duke analizuar 150 ndeshjet e luajtura deri tani me madrilenët, Bale i ka kushtuar klubit 12 mijë euro në minutë.