Ky është një nga momentet më të vështira në karrierën e yllit portugez, Kristiano Ronaldo. Në Spanjë thuajse çdo ditë dalin statistika të reja, pasi sulmi i Realit të Madridit këtë sezon është katastrofë.

Sulmuesi i madrilenëve ka humbur nuhatjen përpara portës, por ka humbur shumë edhe në shpejtësi. Në derbin me Atletikon janë regjistruar shpejtësitë e dy lojtarëve Juanfran dhe Kristiano Ronaldo.

Në një moment, kur dy lojtarët kanë dhënë maksimumin për të fituar një duel për top, Juanfran e ka lënë pas Ronaldon. Mbrojtësi i Atletikos së Madridit ka arritur në 33.8 km/h, ndërsa portugezi vjen më pas me 32.8 km/h.

Gjithsesi, dështimet në këtë sezon për Ronaldon nuk kanë fund. Perëndimi në karrierën e tij duket se po vjen më shpejt nga çfarë pritej.

Artikulli paraprakTë gjithë tallen me ekipin e shqiptarëve në Serie A
Artikulli tjetërTare shpallet “Drejtori sportiv i vitit