Manchester United dhe Juventus kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.
Futbollisti i kombëtares portugeze u transferua verën e kaluar në Barcelonë nga Valencia, por dështoi të tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”.Thuhet se Barcelona është e gatshme ta shesë Gomesin nëse merr një ofertë prej 35 milionë eurove./Korneri.net.