Basketbollisti i New York Knicks-it, Derrick Rose, sipas mediave amerikane, ka nënshkruar një kontratë vetëm për sezonin e ardhshëm, me nënkampionët e NBA-së Cleveland Cavaliers.

Sipas “ESPN”, basketbollisti i cili më parë ka qenë pjesë e Chicago Bulls, do të përfitojë 1.2 milionë dollarë për një vit pas nënshkrimit të kësaj kontrate.

28 vjeçari tashme do të jetë shok skuadre me LeBron James-in, një prej legjendave të basketbollit të NBA-së.

Basketbollisti i ndikua nga fakti që jo vetëm Cleveland i jep mundësinë atij të luajë për titull, por edhe të luajë afër vendlindjes së tij, Chicago-s.

Artikulli paraprakReal Madrid “çmend” merkaton, arrihet marrëveshja me yllin e madh ( FOTO)
Artikulli tjetërSchalke përjashton Donis Avdijajn