Pas fitores në pjesën e parë të kampionatit nga Inter në Derby d’Italia, radha ishte që sonte ndeshjen e kthimit ta fitonte Juventus.

Në një ndeshje me ritëm shumë të shpejtë nga të dyja palët, Juventus arriti që ta fitonte derbin e sontëm falë golit fantastik nga kolumbiani Juan Cuadrado, i cili me një goditje nga distanca arriti që të ia sigurojë tre pikët Juventusit në këtë përballje.

Pas kësaj fitoreje Juventus është lider bindës me 54 pikë, kurse Inter edhe pse humbi mban pozitën e katërt me 42 pikë.

Artikulli paraprakCelina, zënkë me tifozët e vet për parullën “Kosova është Serbi”
Artikulli tjetërKameruni për herë të pestë kampion i Afrikës