Nuk ka mundur të bëjë asgjë Basaksehir përballë rivalit të madh Fenerbahce.

Gjiganti turk shënoi fitore në udhëtim 0:2, dhe tash barazohet me pikë me Galatasaray që do të luaj të hënën ndeshjen e vet, kurse i afrohet në vetëm dy pikë pikërisht liderit nga Stambolli, shkruan Korneri.net.

Ishte kjo fitorja më e rëndësishme deri tash për Fenerbahcen, edhe pse vendasit kishin më shumë posedimin e topit, mirëpo mysafirët ishin më konkretë.
Të dy golat e fitores për Fenerin i shënoi braziliani Fernandao që e bëri kampionatin turk të jashtëzakonshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakSupergoli i Zekës, ‘mahnit’ portugezët (Video)
Artikulli tjetërLiverpool i treti, vazhdon gara për një vend në Champions