Sërish Barcelona – Sevilla!

Pak më shumë se dy javë nga përballja e fundit në Kupën e Mbretit, ku andaluzët i dhanë leksion skuadrës së Koeman duke fituar 2-0, këtë herë luhet ndeshja në kuadër të javës së 25-të në La Ligas, dhe fillon në ora 16:15.

Barça ka shumë arsye për të fituar në këtë takim, për hakmarrje për disfatën e fundit, por veçanërisht për renditjen, pasi gara për titullin po bëhet edhe me interesante në mes katërshes së madhe ku janë edhe dy sy skuadrat kryeqytetase.

Në orën 21:00, do të zhvillohet Getafe – Valencia. Një ndeshje interesante për faktin që të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës dhe ndahen nga vetëm tri pikë, kështu që humbja do të ishte shumë e rëndë për vazhdimin e kampionatit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here