Na kishte marrë malli për ndeshje të tilla.

Prishtina dhe Peja, dhenë spektakël basketbolli në palestrën e stërmbushur në kryeqytet, diçka që nuk u pa në dy vitet e fundit, një atmosferë e jashtëzakonshme e cila u përcoll me lojë shumë të mirë, të fortë dhe me fitues në fund të Pejës, shkruan Korneri.net

Pas periudhës së parë të luftuar dhe epërsisë prej dy pikëve për Prishtinën (19-17), periudha e dytë i takoi pejanëve me rezultat (23-11), me çka ata shkuan në pushim me epërsinë prej 10 pikëgve (30-40), dhe u mendua se Peja po e dominon Prishtinën në ndeshjen e parë, por gjithçka ndryshoi në vazhdim.

Kaltër e bardhët shpërthyen si zakonisht në periudhën e tretë të cilën e mbyllën me rezultat (22-9), dhe u futën në 10 minutëshin e fundit me epërsinë (52-49), të cilën nuk arriti ta menaxhonte, pasi pejanët nisën të luanin lojë shumë më aggressive në mbrojtje, me çka u dha atyre rezultat në fund dhe fitoren e parë sezonale prej 70-76.

Më efikasit te Peja ishin: Rodney Purvis me 17 pikë, Jalen Tate me 14 dhe Taylor Adway me 11 pikë, ndërsa 25 pikët e ish-anëtarit të Pejës, Dardan Berishës, nuk mjaftuan për Prishtinën që t’i shmanget disfatës së parë. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk ka fitues në derbin e dytë
Artikulli tjetërLazio e harroi shpejt humbjen nga Napoli, fitoi me meritë ndaj Veronas